Madaya, një qytet sirianë ku njerëzit vdesin nga uria

Madaya, qytet ky që ndodhet në veriperëndim të Sirisë, është i rrethuar nga ana e forcave të regjimit dhe milicëve të Hezbollahut.

426447
Madaya, një qytet sirianë ku njerëzit vdesin nga uria

Kriza humanitare në Madaya që ndodhet në veriperëndim të Sirisë, e cila është nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe milicëve të Hezbollahut, plot 7 muaj dita-ditës po përkeqësohet edhe më tepër. Në këtë vend, ku njerëzit vdesin për shkak të mungesës së ushqimit, popullata është duke luftuar me kushtet e vështira të dimrit.

Në këtë vend ku jetojnë 40 mijë persona dhe është ndaluar futja e furnizimeve themelore ushqimore gjithashtu është ndaluar edhe dalja. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vetëm dy herë dërgoi ndihma humanitare, më 11 janar dhe më 14 janar. Ndihmat mbeten të pamjaftueshëm, ndërsa numri i të vdekurve shkoi në rreth 80 persona.

Um Rida (46) tha se gjatë luftës së tyre me urinë edhe kushtet e vështira të motit i ndikojnë negativisht.

"Nga njëra anë luftojmë me urinë, nga ana tjetër me të ftohtin. Nuk kemi para. Një litër naftë kushton 6 mijë lira siriane (rreth 14 euro). Një kilogram dru shitet për 600 lira siriane (rreth 1.4 euro). Kam 6 fëmijë. Mundohem ti ngrohë ata, duke i mbuluar me batanije. Nuk e di se çka do të bëjmë. Kërkojmë që OKB-ja të ndërhyjë në këtë çështje. I bëjmë thirrje SHBA-ve, Katarit, Evropës, Arabisë Saudite që të na ndihmojnë", tha Um Rida duke treguar se që nga fillimi i rrethimit janë në betejë mes jetës dhe vdekjes.

- Ndihmat e OKB-së janë të pamjaftueshme-

"Këtu është shumë ftohtë. Kërkojmë që të dërgojnë naftë në Madaya për ngrohje. Tashmë njerëzit i humbin jetët e tyre për shkak të ftohtit. Duam që të hapen rrugët dhe të hiqet rrethimi", tha Um Safa (45) një tjetër banor nga Madaya.



Lajme të ngjashme