Fuqitë perëndimore përgatiten për goditjen e DAESH në Libi

Një personel ushtarak britanik, francez dhe amerikan ka shkuar në Libi për të identifikuar shënjestra potenciale për fillimin e sulmeve ajrore.

Fuqitë perëndimore përgatiten për goditjen e DAESH në Libi

Një personel ushtarak britanik, francez dhe amerikan ka shkuar në Libi për të identifikuar shënjestra potenciale për fillimin e sulmeve ajrore kundër militantëve të DAESH-it, njoftoi sot gazeta britanike ”Sunday Times”.

”Gjashtë oficerë britanikë të forcave ajrore iu bashkuan oficerëve të shërbimeve sekrete, diplomatëve dhe personelit ushtarak amerikan dhe francez në një mision rikonicioni pranë qytetit bregdetar libian të Tobrukut për të përpiluar një listë me objektiva potenciale për sulmet e mundshme ajrore britanike dhe të koalicionit”, theksoi gazeta.

“Ekipet e përcaktimit të objektivave duan të zbulojnë edhe vendndodhjen e milicisë aleate libiane për të mos e goditur atë aksidentalisht”, shtoi ”Sunday Times”.

Ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti i deklaroi medias javën e kaluar se vendi i saj po merrte në konsideratë bashkimin me koalicionin britaniko-amerikano-francez për të ndërhyrë për stabilizimin e Libisë.

Pinotti i tha gazetës italiane ”Corriere della Sera” se fuqitë perëndimore do të ndërhynin nëse këtë e kërkonin autoritetet libiane.

Libia ka qenë në kaos që nga rrëzimi i Muamer Kadafit në vitin 2011 dhe hyrja e DAESH-it në vend.

”Sunday Times” tha se planet ushtarake kundër DAESH-it në Libi janë pezulluar për shkak të frikës se grupi terrorist, që kontrollon një zonë të gjerë në Sirte, po përgatiste planet për zgjerimin e tij nga Siria drejt Afrikës së Veriut duke kërcënuar kështu Mesdheun”.



Lajme të ngjashme