Siri-Palët pjesëmarrëse dhe qëndrimi i tyre në negociatat e paqes

Teksa përpjekjet diplomatike përshpejtohen me qëllim për të gjetur zgjidhje ndaj krizës në Siri, pozicionet dhe qëndrimet e aktorëve ndërkombëtar fitojnë rëndësi.

Siri-Palët pjesëmarrëse dhe qëndrimi i tyre në negociatat e paqes

Teksa përpjekjet diplomatike përshpejtohen me qëllim për të gjetur zgjidhje ndaj krizës në Siri, pozicionet dhe qëndrimet e aktorëve ndërkombëtar fitojnë rëndësi. Grupi i përbërë nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite kërkojnë që në tryezën e bisedimeve të ulen opozitarët e vërtetë dhe të vihet në zbatim një kalendar që synon t'i japë fund qeverisjes së Asadit. Edhe SHBA-ja pavarësisht lëshimeve të bëra ndaj Rusisë preferon që Asadi në një afat të mesëm të lërë qeverinë. Ndërsa Rusia dhe Irani pavarsisht disa interesave të ndryshme mes tyre janë në përpjekje për mbrojtjen e vazhdimësisë së plotë të regjimit.

Bisedimet në Gjenevë të cilët synojnë për të sjellë së bashku regjimin e Asadit dhe delegacionin opozitarë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës politike në Siri do të fillojnë ditën e premte më 29 janar.

Negociatat do të kryhen në formën e kontakteve indirekte dhe jo në mënyrën e takimeve të ndërsjella dhe të drejtpërdrejta në një tryezë me të dy palët. Pritet që Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura të ketë takime të ndara me individët dhe grupet që ka ftuar në Gjenevë.

Ende nuk është finalizuar se kush do të jenë pjesëmarrësit dhe se kur do të përfundojnë takimet që do të nisin ditën e premte. Negociatat janë projektuar në mënyrë që palët kryesore, regjimi dhe opozitarët të jenë folësit kryesorë të drejtpërdrejtë dhe jo palët e treta.

Ndërsa përfaqësuesit e 17 vendeve anëtare të Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Ligës Arabe do të jenë të pranishëm nën cilësinë e lehtësuesve në negociata. Formati i takimeve gjithashtu njeh mundësinë që përfaqësues të regjimit dhe të opozitës të kryejnë takime me zyrtarë të vendeve të ndryshme. Grupi Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë përbëhet nga Turqia, SHBA-ja, Arabia Saudite, Katari, Rusia, Britania, Franca, Gjermania, Kina, Egjipti, Irani, Iraku, Itali, Jordania, Libani, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa aktorët kryesorë ndërkombëtarë aktivë në proces janë Turqia, Arabia Saudite, Katari, SHBA-ja, Rusia dhe Irani.

Rendin e takimeve e përbën zbatimin e plan veprimit me nr 2254 e të KS të OKB-së. Sipas kësaj synohet që nën udhëheqjen e sirianëve brenda 6 muajve, pra deri në qershor të 2016 palët të përfundojnë negociatat dhe të formojnë qeverinë e tranzicionit ku dhe gjatë kësaj periudhe të sigurohet armëpushimi. Brenda 12 muajve pas kësaj synohet përgatitja e kushtetutës së re dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta.

- Qëndrimi i Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite-

Turqia, është pro gjetjes së një zgjidhjeje ndaj krizës në Siri dhe theksi i saj në negociata është formulimi i një plan zgjidhjeje të zbatueshme dhe reale ndaj krizës. Turqia tërheq vëmendjen se qëndrimi Asadit në qeveri që është përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra personave në vend nuk është i pranueshëm as nga shoqëria dhe as nga organizatat opozitare, dhe është insistuese për krijimin e një kalendari i cili llogarit largimin e Asadit nga pushteti.

Lejimi i Mistura-s për zgjedhjen e emrave që do të ftoheshin në negociata dhe vendosja e rëndësisë së Rusisë në këtë çështje pati sjellë rrezikun për turbullimin e përfaqësimit të opozitës.

Edhe Turqia duke tërhequr vëmendjen ndaj këtij rreziku vazhdoi t'i shpjegojë komunitetit ndërkombëtarë se opozitarët e Komisionit të Lartë Negociator të formuar me bazë të gjerë në takimin e Riadit janë të vetmit dhe përfaqësuesit kryesorë. Ndërsa Rusia teksa përpiqej që PYD-ja e cila është zgjerimi PKK-së në Siri të pranohej si organizatë opozitare në negociata gjeti në anën e saj SHBA-në e cila jep mbështetje ndaj kësaj organizate. Por sipas burimeve të marra nga burime diplomatike mësohet se SHBA-ja hodhi hap mbrapa pas presioneve intensive të Turqisë, ku dhe në këtë mënyrë u pengua që Mistura ti dërgonte ftesë në negociata organizatës.

Turqia e cila është kundër dobësimit të grupeve opozitare të cilët nuk kanë lidhje me terrorizmin, në politikën e Sirisë ajo është në konsensus të plotë me Katarin dhe Arabinë Saudite.

Të tre vendet mbështesin pjesëmarrjen e opozitarëve legjitime në negociatat në Gjenevë, risjelljen në rendin e ditës së komunitetit ndërkombëtarë bombardimet, bllokadat dhe situatat e tjera jo njerëzore kundër civilëve në vend si dhe kur të jetë e nevojshme kryerjen e negociatave me regjimin.

- Insistimi Rusisë dhe Iranit për një "Siri me Asadin"-

Përparësia e Rusisë në Siri është të ruajë regjimin e aleatit tradicional Asadit. Rusia e cila po përpiqet të shtypë opozitarët duke përdorur avantazhet ushtarake, me sulmet intensive ajrore që po ndërmerr prej 4 muajsh ka synuar që Asadi të filloi negociatat me superioritetin psikologjik.

Rusia zgjidhjen politike e mbështet në rast se merret nën mbrojtje qeveria e Asadit. Për këtë arsye ajo nuk i është afruar asnjë propozimi që i hap rrugën largimit të Asadit nga pushteti. Deri sa të vazhdojnë avantazhet ushtarake të Kremlinit në Siri nuk pritet që në këtë çështje të hidhet hap mbrapa.

Irani në mbrojtjen e regjimit të Asadit është në aleancë të ngushtë me Rusinë. Ai po provon të gjitha rrugët për të mbajtur regjimin në këmbë. Në një kohë kur regjimi i Asadit kishte dhënë shenjat e rrëzimit Irani mundësoi kalimin e Hizbullahut Libanez në Siri dhe pasi ky i fundit mbeti i pamjaftueshëm dërgoi në luftë një numër të madh të trupave të ushtrisë. Por pasi ushtria e Iranit dhe milicët e Hizbullahut mbetën të pamjaftueshëm Rusia në shtator të 2015 u përfshi vetë personalisht në këtë çështje, ku dhe për shkak të kësaj nuk pritet që ndajë influencën me Iranin në rast të shpëtimit të regjimit.

Rusia gjithashtu nuk është pro përparësisë që Irani ti hapë hapësirë Hizbullahut në Siri. Gjithashtu koordinimi i sulmeve ajrore me Izraelin i cili ka në objektiv drejtuesit e Hizbullahut bën të qartë qëllimin e Rusisë.

- SHBA-ja, është pro që PYD të luajë rol aktiv-

SHBA-ja që nga fillimi ka shfaqur një qëndrim për një "Siri pa Asadin". SHBA-ja e cila që në fillim të krizës në Siri ka dhënë mbështetje aktive ndaj opozitës, me kalimin e kohës është tërhequr mbrapsht. Dështimi i angazhimit të Qeverisë së Obamës në vitin 2013 se do të përdorte forcën ushtarake në rast se regjimi i Asadit do të përdorte armë kimike ishte një pikë kthese që inkurajoi Rusinë, e cila gjithashtu përfitoi edhe nga frika e SHBA-së se nëse rrëzohej qeveria e Asadit pushtetin do ta merrnin "forcat islame" dhe DAESH-i. Hyrja e drejtpërdrejtë e Rusisë në luftë që nga shtatori i vitit 2015 dhe procesi i nisur i zgjedhjeve presidenciale në SHBA rriti ndjeshmërinë e Washingtonit "për të eliminuar mundësinë e konfliktit me Rusinë". Të gjitha këto rezultuan me rritjen e rëndesës ushtarake dhe politike të Rusisë, të cilat bindën SHBA-në të marrë nën mbrojtje të paktën për 2 vite pushtetin e Asadit duke nxjerrë një vendim nga KS i OKB-së.

Nuk pritet një ndryshim themelor në politikën e SHBA-së deri në fund të viti ku do të përfundojë edhe detyra e Obamës.

Ndërsa në anën tjetër SHBA-ja pas daljes së kërcënimit të DEASH-it i cili mban nën kontroll 40 përqind të Sirisë i jep një mbështetje të fortë PYD-së. Qeveria e SHBA-së është e mendimit se PYD është faktori kryesorë për rrethimin e DAESH-it, dhe për këtë arsye dëshiron që PYD të bëhet një aktor më aktiv dhe të marrë pjesë në të ardhmen e Sirisë.

Qeveria e SHBA-së e cila dëshiron pjesëmarrjen e PYD-së në negociatat e Gjenevës, tani për tani duket se ka hequr dorë nga kjo kërkesë për shkak të reagimeve të Turqisë.

- Pozicioni i vendeve të tjera-

Anëtarët e tjerë kryesorë të Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë, Gjermania, Franca, Britania, Italia dhe Jordania në masë të madhe janë në një vizë të afërt me SHBA-në dhe Turqinë.

Kina anëtare e KS të OKB-së që nga fillimi i krizës e deri tani në përgjithësi ruan qëndrimin me profil të ulët që ndjek në çështjet ndërkombëtare. Qeveria e Pekinit del kundër ndërhyrjeve të jashtme duke mbrojtur qëndrimin se kriza duhet të zgjidhet me zgjidhje politike dhe vullnetin e popullit.

Libani, për shkak të pranisë së Hizbullahut në qeverisjen e shtetit në vend, në çështjen e Sirisë nuk mund të përcaktojë plotësisht anën e tij, dhe gjithashtu ndjek një politikë të kujdesshme që kaosi në Siri të mos kapërcejë në territorin e tij.

Egjipti kërkon qëndrimin e Asadit. Ndërsa në anën tjetër që nga revolucioni i 1979 që përmbysi regjimin Shah në Iran e deri tani ka një profil të ulët të marrëdhënieve. Marrëdhëniet e zhvilluara në kohët e fundit me Arabinë Saudite ende nuk kanë reflektuar në politikën e Sirisë.

- Opozitarët në kërkim të "sigurisë"-

Opozitarët të cilët po përpiqen të marrin pjesë si një trup i vetëm, muajin e kaluar në Riad arritën një bashkim me bazë të gjerë, duke përcaktuar Komisionin e Lartë të Negociatave. Komisioni i cili ka marrë mbështetjen e gjerë të organizatave të armatosura opozitare, pati dhënë mesazhin ndaj komunitetit ndërkombëtarë se mund të merrnin pjesë në negociata si përfaqësues legjitimë të opozitarëve.

Por pas zhvillimeve ku në vendimin e KS të OKB-së u la një derë e hapur për qëndrimin e Asadit në pushtet, pasi në bombardimet e Rusisë humbën jetën një numër i madh i civilëve dhe pasi forcat e regjimit vazhduan bllokadën në shumë pika kundrejt civilëve, vështirësohet akoma edhe më shumë pjesëmarrjen e opozitarëve në proces.

Por në të njëjtën kohë opozitarët të cilët duken të gatshëm të japin mbështetje të vërtetë ndaj zgjidhjes politike, ata lanë një derë të hapur për negociatat.

Rijad Hixhab i cili udhëheq Komisionin e Lartë të Negociatave ditën e sotme duke i dërguar një letër Mistura-s ka pohuar se në princip e vërejnë pozitive pjesëmarrjen në bisedime dhe ka kërkuar që t'i ofrohet siguri në çështjen e rritjes së masave të sigurisë. Kërkesat e opozitarëve përfshijnë çështjet si ndalimi i sulmeve kundrejt civilëve, ti jepet fund bllokadave dhe lirimi i të arrestuarve në mënyrë arbitrare.

Gjithashtu opozitarët kanë reaguar edhe për disa emra të cilëve iu janë dërguar ftesa nga Mistura duke i konsideruar si në radhët e opozitarëve. Sipas informacioneve të marra nga burimet e opozitarëve Mistura i ka dërguar ftesë për në Gjenevë edhe Abbas Habib, Kadri Cemil, Macid Habbo, Mazin Mağrebiye, Randa Kassis, Salim Herbek, Cihad Makdisi, Fatih Camus, Heysem Mena ve Nemrud Süleyman të cilët njihen me afërsinë e tyre me regjimin.

Brenda një kohe të shkurtër pritet që opozitarët të bëjnë një deklaratë në lidhje me pjesëmarrjen në negociata.



Lajme të ngjashme