Earnest: Deklata e Putinit është absurde

Gjatë mbledhjes ditore për shtyp, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest i bëri një vlerësim deklaratave të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Earnest: Deklata e Putinit është absurde

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaratën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se udhëheqja e Uashingtonit mbylli sytë ndaj dislokimit të ushtarëve turq në Irak përballë rrëzimit të avionit rus, i cili bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke, e cilësuan si absurde.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest gjatë konferencës ditore për shtyp i bëri një vlerësimi të këtyre fjalëve të Putinit që bëra gjatë mbledhjes vjetore të vlerësimit.

Earnest vuri theksi në qëndrimin e padrejtë të Moskës dhe tensionet e jetuara mes Turqisë dhe Rusisë pas rrëzimit të avionit rus.

Duke rikujtuar se Turqia është aleate e SHBA-së dhe NATO-s, Earnest tha se përkrahin fuqishëm të drejtën e Ankarasë për mbrojtjen e territoreve dhe hapësirës ajrore.

Josh Earnest gjithashtu tha se më 24 nëntor pilotët rus, të cilët nga hapësira ajrore e Sirisë kaluan në atë të Turqisë, janë paralajmëruar për shkeljen, por pilotët nuk iu përfillën këtyre paralajmërimeve.

Zëdhënësi Earnest gjithashtu tha se duhet të bashkëpunoj më shumë me forcat e koalicionit ndërkombëtarë, pjesë e së cilës janë edhe SHBA dhe Turqia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme