Libani refuzon dorëzimin e djalit të Kadafit në Siri

Autoritetet libaneze kanë hedhur poshtë kërkesën e Damaskut që kërkon kthimin e njërit nga djemtë e ish-udhëheqësit libian, Muammar Kadafi, Hannibal Kadafin, në Siri ku ai fitoi statusin e “refugjatit politik”.

Libani refuzon dorëzimin e djalit të Kadafit në Siri

Ministri libanez i Drejtësisë, Ashraf Rifi justifikoi refuzimin e tij nisur nga fakti se biznesmeni libian ishte në proces hetimi nga Gjykata në Liban. 

Hannibal Kadhafi është marrë në pyetje dy ditë më parë në Gjykatë për posedim të informacioneve rreth zhdukjes së Imamit Moussa Sadr.

Libani nuk disponon asnjë të dhënë rreth ekzistencës së themeluesit të lëvizjes shiite “Amal” i zhdukur 38 vite më parë gjatë një vizite zyrtare në Libi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme