Austria arrestohen dy të dyshuar për sulmet terroriste në Paris

Prokuroria austriake njoftoi se dy persona të dyshuar që kanë lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, u arrestuan në një qendër strehimi për emigrantët në Salzbourg.

Austria arrestohen dy të dyshuar për sulmet terroriste në Paris

“Dy persona me origjinë nga Lindja e Mesme janë arrestuar dy ditë më parë”, deklaroi për median një zëdhënës i Prokurorisë së Salzbourg-ut, Robert Holzleitner. Ndërkohë po kryhen kontrolle në lidhje me një pistë të mundshme me sulmet terroriste në Paris”, shtoi ai.

Të dy personat janë të dyshuar se i përkasin një organizate terroriste”, saktësoi zëdhënësi.

Referuar një web faqe në internet të gazetës “Kronen Zeitung”, ata kanë kombësi franceze, me origjinë familiare respektivisht algjeriane dhe pakistaneze, të cilët kanë ardhur në muajin tetor nga Siria në Austri të shoqëruar nga autorët e sulmeve në Paris, të pajisur me dokumenta të falsifikuara siriane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme