Korea e Veriut, pastori kanadez dënohet me burgim të përjetshëm

Një pastor kanadez, i arrestuar në fillim të vitit me dyshimin për aktivitete terroriste në Korenë e Veriut, u dënua me burgim të përjetshëm, njoftoi sot agjencia kineze zyrtare e lajmeve, Hsinhua.

Korea e Veriut, pastori kanadez dënohet me burgim të përjetshëm

“Hyeon Soo Lim, një pastor me origjinë koreanojugore, zyrtar në Kishën Protestante Koreane të Dritës së Torontos, u dënua nga Gjykata e Lartë në përfundim të një procesi të shkurtër gjyqësor”, shtoi agjencia, që është e pranishme në Phenian.

Lim u shpall fajtor pasi kishte urdhëruar një komplot kundër Phenianit. Ai u dënua gjithashtu për shpifje dhe për shpërndarje të informacioneve të trilluara destinuar prekjes së imazhit të Koresë së Veriut.

Lim ishte arrestuar në muajin janar nga autoritetet koreano-veriore pas kishte hyrë në vend nga Kina.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme