Gjermani – Sulmohet xhamia e turqve në Shtutgart

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me eksplozivë një xhami në qytetin e Shtutgartit, duke shkaktuar dëme materiale.

410612
Gjermani – Sulmohet xhamia e turqve në Shtutgart

Xhamia e Unionit Turk për Çështjet Fetare, që gjendet në qytetin e Shtutgartit në Gjermani, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Në orët e vona të natës 4 persona, eksplozivët që mbanin në duar i kanë hedhur në drejtim të hyrjes së xhamisë.

Libraria në hyrje të xhamisë u dogj plotësisht nga zjarri i shkaktuar.

Gjithashtu dëme materiale pësuan edhe bizneset e ndodhura aty pranë.

Për shkak se sulmi ka ndodhur natën, brenda në xhami nuk ka pasur persona, duke evituar kështu edhe humbjen e jetëve.

Policia ka nisur menjëherë hetimet duke kontrolluar fillimisht kamerat e sigurisë së xhamisë dhe të bizneseve përreth.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme