Produktet perëndimore të armëve në rënie, rusët përfitojnë

Prodhuesit perëndimorë të armëve edhe për vitin 2014 morën pjesën e luanit të tregut botëror, por shitjet e tyre kanë rënë ndërkohë që konkurentët e tyre rusë po rriten, njoftoi sot Instituti i Kërkimit mbi Paqen Ndërkombëtare i Stokholmit (SIPRI).

Produktet perëndimore të armëve në rënie, rusët përfitojnë

Në rënie për vitin e katërt radhazi, të ardhurat e 100 prodhuesve të parë të planetit janë tkurrur me 1,5 për qind në vitin 2014, duke realizuar 401 miliardë dollarë, ose 100 herë më shumë sesa buxheti vjetor i operacioneve të OKB-së për ruajtjen e paqes në botë.

Nëse ndërmarrjet me qendër në SHBA dhe në Evropën Perëndimore zënë më shumë se 80 për qind të tregut, shitjet e tyre kanë pësuar një rënie me 3,2 për qind në raport me një vit më parë.

Në të kundërt, 36 ndërmarrjet që përfaqësojnë pjesën tjetër të botës në këtë klasifikim vjetor kanë regjistruar një rritje të të ardhurave me 25 për qind vitin e kaluar, ku vetëm industria ruse ka regjistruar një rritje me 50 për qind, ndërsa 19 prej prodhuesve rusë të armëve figurojnë në listën e SIPRI-t.

Kompanitë kineze nuk përfshihen në këtë listë të SIPRI-t për arsye të mungesës së të dhënave të sakta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme