Londra pret kundërpropozime nga BE-ja për shmangien e Brexit-it

Britania e Madhe është e gatshme të dëgjojë kundërpropozimet e mundshme të BE-së përsa i takon reformave të kërkuara nga Kryeminsitri David Cameron për mbajtjen e vendit në Bashkimin Evropian, theksoi sot ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Londra pret kundërpropozime nga BE-ja për shmangien e Brexit-it

Mes reformave të kërkuara nga Cameron, për të cilat ai po bën fushatë për një mbajtje të vendit të tij në BE gjatë një referendumi të parashikuar deri në fund të vitit 2017, më problematike është privimi i qytetarëve evropianë nga përfitimi i ndihmave sociale gjatë katër viteve të para të qëndrimit të tyre në Britaninë e Madhe.

Downing Street përgënjeshtroi dje informacionet e shtypit sipas të cilave kryeministri do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga kjo çështje, pengesa kryesore e diskutimeve të ndërmarra me Bashkimin Evropian.

“Deri tani, ne nuk kemi dëgjuar asnjë kundërpropozim, ne nuk kemi dëgjuar asnjë propozim alternativ që do të kishte të njëjtin efekt, por në mënyrë ndryshe”, theksoi Hammond para gazetarëve në Bruksel, pas mbërritjes në një takim me homologët evropianë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme