Kerry-Lavrov nisin bisedimet për zgjidhjen e konfliktit në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, filloi sot një takim me homologun rus, Sergey Lavrov, në një përpjekje që parashikon afrimin e qëndrimeve të dy vendeve në kuadër të zgjidhjes së konfliktit në Siri.

Kerry-Lavrov nisin bisedimet për zgjidhjen e konfliktit në Siri

“Është e dobishme për mbarë botën kur kombet e fuqishme me një histori të gjatë të përbashkët kanë kapacitet për të gjetur gjuhën e përbashkët. Shpresoj që sot, ne do të jemi në gjendje për të arritur një marrëveshje”, deklaroi Kerry, sipas deklaratave të ritransmetuara në televizionin rus.

Presidentët Barack Obama dhe Vladimir Putin janë shprehur qartë se dëshirojnë gjetjen e një mënyre për të shkuar përpara për sa i përket Sirisë dhe për zgjidhjen gjithashtu të krizës ukrainase”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit, i cili ka në plan një takim me presidentin rus në fund të pasdites.

“Edhe pse ka mosmarrëveshje mes nesh, ne jemi në gjendje të punojmë në mënyrë efikase për problemet specifike”, shtoi ai, duke përshëndetur rolin e Moskës në negociatat për programin bërthamor iranian.

Sergey Lavrov theksoi se shpresonte që vizita e homologut amerikan do të ishte konstruktive.

Uashingtoni dhe Moska duhet të vendosin zyrtarisht organizimin e një takimi të ri ndërkombëtar më 18 dhjetor në Nju-Jork, mes vendeve që mbështesin opozitën siriane dhe atyre që mbështesin regjimin e Esadit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme