Jemen - Hyn në fuqi një armëpushim, nisin bisedimet për paqe

Koalicioni ushtarak, që operon nën komandimin arabosaudit në Jemen, njoftoi së një armëpushim 7-ditor ka hyrë sot në fuqi në këtë vend, që është shkatërruar nga një konflikt i përgjakshëm që prej nëntë muajsh.

Jemen - Hyn në fuqi një armëpushim, nisin bisedimet për paqe

“Armëpushimi, dekretuar në orën lokale 12:00 (09:00 GMT), mori efekt në orën e parashikuar”, theksoi zëdhënësi i koalicionit, Gjeneralbrigade Ahmed Assiri.

Ndërmjetësuesi i OKB-së, Ismail Ould Sheikh Ahmed, njoftoi fillimin e ndërprerjes së armiqësive në Jemen, duke e cilësuar si etapën e parë kritike në kuadër të vendosjes së një paqeje afatgjatë në këtë vend, sipas një komunikate të Kombeve të Bashkuara.

Sakaq, zëdhënësi i OKB-së në Gjenevë, Ahmad Fawzi, deklaroi s bisedimet për paqe mes palëve jemenase nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara filluan sot në mëngjes në Zvicër.

“Konfirmoj se bisedimet për Jemenin kanë filluar në Zvicër. Bisedimet e drejtuara nga OKB-ja parashikojnë vendosjen e një armëpushimi të përhershëm”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme