Le Drian: DAESH-i po përparon në brendësi të Libisë

Organizata terroriste DAESH, që tashmë është vendosur në brigjet libiane, po përparon drejt pjesës së brendshme të vendit me objektiv kapjen e puseve të naftës, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

Le Drian: DAESH-i po përparon në brendësi të Libisë

“Ata ndodhen në Sirte dhe kanë zgjerruar territorin e tyre në 250 kilometra vijë bregdetare, por po fillojnë të penetrojnë drejt pjesës së brendshme dhe po përpiqen të kenë akses në puset dhe rezervat e naftës”, tha ai për radion "RTL".

DAESH-i ka rreth 2.000–3.000 luftëtarë në Libi dhe 1.500 janë në Sirte, i cili është qyteti i lindjes së diktatorit të vrarë, Muamar Kadafi dhe ndodhet 450 kilometra në lindje të Tripolit.

Mes tyre ka luftëtarë libianë, që ishin larguar për të luftuar në Siri dhe që janë kthyer në vendin e tyre, por edhe të huaj të ardhur nga Tunizia, Sudani dhe Jemeni, sipas një studimi të OKB-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme