Gjermani-Protesta kundër ekstremit të djathtë në Leipzig

Opozitarët majtistë në Gjermani u derdhën nëpër rrugë për protesta përballë ekstremistëve të djathtë, të cilët dalin kundër islamit dhe emigrantëve.

408998

Në protestat e organizuara në qytetin Leipzig pati përleshje mes protestuesve dhe policisë.

Rrugët e qytetit Leipzig që ndodhet në lindje të Gjermanisë u trazuan me protesta.

Opozitarët majtistë manifestuan kundër protestave të ekstremit të djathtë kundërshtarë të islamit dhe emigrantëve.

Gjatë protestave pati edhe përleshje mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit, të cilët sulmuan me gurë policinë dhe rrënuan barrikadat, i vënë zjarrin rrugëve.

Forcat e sigurisë gjatë përpjekjeve të tyre për ti shpërndarë protestuesit përdorën topa të ujit.

Studimet e kryera në Gjermani tregojnë se ksenofobia në landet lindore, ku jetojnë më pak shtetas të huaj, është më e theksuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme