Sulm me bomba në Pakistan

Të paktën 12 të vdekur 40 të plagosur në një shpërthim në qendër tregtare.

Sulm me bomba në Pakistan

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në një qendër tregtare, në qytetin Parachinar, në verilindje të Pakistanit.

Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur qytetarë të shumtë po bënin blerjet javore të produkteve në këtë qytet me popullsi me shumicë shiite, në kufi me Afganistanin.

Ndërsa televizionet lokale raportojnë se gjatë shpërthimit kanë vdekur 15 persona dhe 20 të tjerë gjenden në gjendje kritike .

Eksplozivi ka qenë i fshehur në një bombole me vaj të vendosur para një shëtitoreje në qendrën tregtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme