Franca voton në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale

Sot u hapën qendrat e votimit në Francë për zgjedhjen e 1757 këshilltarë rajonalë dhe 153 këshilltarë territorialë.

Franca voton në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale

Sot u hapën qendrat e votimit në Francë për raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale.

Në këto zgjedhje do të votojnë 45,3 milionë votues që do të zgjedhin 1 757 këshilltarë rajonalë dhe 153 këshilltarë territorialë.

Këto zgjedhjet zhvillohen me gjendjen e jashtëzakonshme ende në fuqi për shkak të atentateve të përgjakshme të Parisit ku humbën jetën 130 persona.

Ndërkohë partia e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional (FN), për herë të parë do të jetë në gjendje të fitojë një ose disa rajone në Francë. Ajo në turin e parë fitoi 30% të votave.

Partia e Rerpublikanëve të ish-Presidentit Francës, Nikolas Sarkozy doli e dyta në këto zgjedhje me 28% të votave. Ndërsa Partia Socialiste në pushtet fitoi 24% të votave.

Me qëllim që votat të mos i kalojnë krahut të ekstremit të djathë, Partia e të Gjelbërve dhe Socialistët janë bashkuar kundër Partisë së Fronti Nacional.

Edhe pse liderja e kësaj partie, Marine Le Pen ka thënë se beson që nga këto zgjedhje do të dalin fitues, pritet që votat e kësaj partie të ulen në turin e dytë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme