Kryebashkiaku turk i Heusenstamm të Gjermanisë

Në qytetin Heusentamm, avokati me origjinë turke Halit Oztas nga Partia Social Demokrate (SPD) u zgjodh Kryetar i Bashkisë.

Kryebashkiaku turk i Heusenstamm të Gjermanisë

Në ceremoni Oztas-it iu dorëzua çelësi simbolik i qytetit dhe mandati i tij.

Gjatë fjalimeve të mbajtura gjatë ceremonisë anëtarët e këshillit të qytetit duke i uruar sukses Oztas-it , i kanë dorëzuar edhe dhuratat e tyre.

Oztas në fjalën e rastit, tha se sëbashku me përgjegjësinë e lëvizjes SPD do ta përfaqësojë edhe të gjithë qytetarët që jetojnë në qytet.

Oztas duke treguar se qytetarët e Heusentamm morën një vendim historik në ditën e zgjedhjeve, ka theksuar rëndësinë e veçantë të zgjedhjes së një kryetari bashkie me origjinë emigranti.

Oztas, ka shtuar gjithashtu se është i vetëdijshëm për problemet që përballet shoqëria në të cilën jeton dhe se do të bëjë çmos për të ardhmen e qytetit.

Oztas, në qytetin që udhëhiqet prej Partisë Social Demokrate që prej themelimit të Gjermanisë Federale, u zgjodh kryebashkiak gjatë votimeve të raundit të dytë më 11 tetor, duke siguruar 55% të votave dhe me një diferencë prej 10% nga kundërshtari i tij i partisë CDU.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme