Gjermani do të shpenzojë mbi 60 miliardë dollarë për refugjatët

Fluksi i refugjatëve do t’i kushtojë Gjermanisë mbi 60 miliardë dollarë në vit, njoftoi Instituti gjerman për Ekonominë Botërore, IFW.

406816
Gjermani do të shpenzojë mbi 60 miliardë dollarë për refugjatët

Përllogaritjet e këtij instituti, një nga më prestigjiozët në Gjermani, parashikon shpenzime që variojnë nga 30-60 miliardë dollarë në vit.

Autori i studimit, Matthias Luecke, pranon një nivel të lartë paqartësie për shifrat, sidomos përsa i përket numrit të madh të refugjatëve dhe shpejtësisë me të cilën ata do të integrohen në tregun gjerman të punës.

”Megjithatë, edhe nëse shifra e shpenzimeve mbetet në kufijtë më të lartë, ajo do të mbetet poshtë nivelit dy për qind të PBB-së gjermane, kështu që do të jetë e menaxhueshme”, deklaroi Luecke.

”Duke filluar nga viti 2018 numri i refugjatëve do të jetë rreth 360 000 në vit dhe jo një milion si këtë vit, pra shpenzimet do të arrijnë deri në 30 miliardë dollarë”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme