Mbështetja e BE ndaj Republikës Turke të Qipros së Veriut

Bashkimi Evropian, për zhvillimin ekonomik, do ti japë Republikës Turke të Qipros së Veriut një mbështetje prej 32 milion eurosh.

Mbështetja e BE ndaj Republikës Turke të Qipros së Veriut

Komisioni i BE-së, miratoi programin mbështetës financiar ndaj popullit turk të Qipros së Veriut.

Programi i mbështetjes, do të përdoret për mbrojtjen e mjedisit, përshtatjen e sektorit të qumështit me tregjet e BE-së, përgatitjet për integrimin në BE në rast se sigurohet zgjidhja nga negociatat e paqes, sigurimi i arritjes së kredive për bizneset dhe mbështetja ndaj instituteve civile me qëllim që të rritet bashkëpunimi ndërmjet dy popujve të ishullit.

Bashkimi Evropian që nga viti 2006, me programet për Qipron e Veriut ka siguruar një mbështetje prej 400 milion eurosh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme