Gjyqi kundër NSU-së në Gjermani - Zschape hedh poshtë akuzat

Në Gjermani ka vazhduar edhe gjatë ditës së mërkurë gjyqi ndaj anëtarëve të organizatës raciste dhe terroriste “Ilegaliteti Nacionalsocialist” (NSU), të cilët akuzohen për vrasjen brutale të 10 personave, mes të cilëve edhe 8 turq.

361107
Gjyqi kundër NSU-së në Gjermani - Zschape hedh poshtë akuzat

E pandehura kryesore, Beate Zschape, e cila njihet edhe si lidere e kësaj celule neonaziste, ka thyer heshtjen që zgjati 2 vite e gjysmë.

Deponimi i Zschape u lexua nga avokati i saj.

Zschape pretendoi se vrasjet janë bërë nga anëtarët e organizatës dhe se ajo vetë nuk ka marrë pjesë në kryerjen e tyre.

Anëtarët e organizatës terroriste NSU akuzohen për plaçkitje bankare, sulme me bomba dhe vrasjen e 10 personave, mes të cilëve 8 turq, në vitet 2000-2007.

Në Gjykatën e Lartë të Mynihut gjykohen Beate Zschape, e vetmja anëtare në jetë e NSU-së, si dhe 4 persona të tjerë, që kanë ndihmuar dhe strehuar organizatën terroriste.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme