Militanti i DAESH-it pohon: Naftën ia shesim Esadit

Opozitarët sirianë kanë publikuar një video, që vërteton bashkëpunimin e DAESH-it me Esadin, njofton e përditshmja turke "Yeni Akit".

Militanti i DAESH-it pohon: Naftën ia shesim Esadit

Në këtë regjistrim video, një militant i DAESH-it, i cili është kapur nga opozitarët sirianë në Halep, pohon se nafta e nxjerrë nga organizata në territoret e kontrolluara prej saj i shitet regjimit të Esadit.

Militanti i DAESH-it ka sqaruar se nafta transportohet me kamionë-cisternë, duke kaluar nga lokalitetet Dayr Hafir, Khanasir dhe Mafrak Dhakiyya në zonat rurale lindore dhe jugore të Halepit, për t’iu shitur regjimit sirian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme