Schulz: Rritja e populizmit dhe nacionalizmit rrezikojnë BE-në

Rritja e populizmit dhe tendencave nacionaliste në Evropë për shkak të krizës së emigrantëve në mënyrë të veçantë rrezikojnë të zhdukin përfundimisht Bashkimin Evropian, paralajmëroi Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Schulz: Rritja e populizmit dhe nacionalizmit rrezikojnë BE-në

“Bashkimi Evropian është në rrezik. Askush nuk mund të thotë nëse BE-ja do të vazhdojë të ekzistojë ende gjatë 10 viteve të ardhshme”, deklaroi Martin Schulz në një intervistë të publikuar nga e përditshmja gjermane, “Die Welt”, duke shtuar se ndërtimi evropian nuk ishte pa alternativa.

“Forcat, që kërkojnë të na ndajnë nga njëri-tjetri, janë në punë në Bashkimin Evropian. Ne duhet t’i shmangim, sepse pasojat do të ishin dramatike, domethënë “një Evropë e nacionalizmit, një Evropë e kufijve dhe mureve” që çuan kontinentin në katastrofë në të kaluarën.

Presidenti i Parlamentit Evropian shpreh shqetësim veçanërisht për mungesën e solidaritetit në menaxhimin e pritjes së qindra-mijëra refugjatëve dhe për tendencën e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore për të ngritur barriera për t’i ndalur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme