Austria nis ndërtimin e një barriere në kufi me Slloveninë

Austria nisi të hënën punimet përgatitore për instalimin e një barriere metalike prej 4 km në kufirin e saj me Slloveninë për të kontrolluar më mirë kalimin e emigrantëve, hera e parë mes dy vendesh të Zonës Shengen, sipas gazetarëve në terren.

Austria nis ndërtimin e një barriere në kufi me Slloveninë

Qeveria austriake e koalicionit mes socialdemokratëve dhe konservatorëve kishte njoftuar më 13 nëntor, para atentateve të Parisit, se do të ngrinte një barrierë, në formë rrjete, prej 3,7 km të gjatë dhe rreth dy metra të lartë, por pa tela me gjemba.

“Punimet parapërgatitore kanë filluar në pikën kufitare të Spielfeld (jug) nëpërmjet instalimit të kolonave, që do të mbajnë barrierën”, sipas të njëjtave burime.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme