Bundeswehr-i gjerman kërkon shtimin e trupave në Siri

Andre Wuestner, shefi i Bundeswehr-it deklaroi se kanë nevojë për 5 000 – 10 000 trupa.

Bundeswehr-i gjerman kërkon shtimin e trupave në Siri

Në kuadër të miratimit të Parlamentit gjerman për një përfshirje ushtarake kundër grupit xhihadist DAESH, ushtria gjermane, “Bundeswehr”, ka kërkuar një shtim të numrit të ushtarëve.

“Ne aktualisht kemi nevojë për 5 000 – 10 000 trupa”, deklaroi Andre Wuestner, shefi i Bundeswehr, për “Passauer Neue Presse”.

Nga ana tjetër shefi i zyrës së Kancelares Angela Merkel, Peter Altmaier, theksoi se “Gjermania nuk do të bashkëpunojë me presidentin sirian, Beshar Esad për të luftuar DAESH-in”.

Të premten Bundestagu miratoi përfshirjen ushtarake të Gjermanisë për një vit në Siri, me 1 200 trupa që pritet të marrin pjesë në luftimet kundër DAESH-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme