Obama:Përshëndesim vendimin e Anglisë për operacionet ajrore

Udhëheqja e Uashingtonit, priti me kënaqësi miratimin e projektvendimit nga ana e parlamentit anglez për përfshirjen e vendit në operacionet ajrore të koalicionit kundër DAESH.

Obama:Përshëndesim vendimin e Anglisë për operacionet ajrore

Presidenti Barack Obama tha; “Presim me padurim fluturimin mbi Siri të forcave angleze sëbashku me forcat e koalicionit”.

Presidenti Barack Obama, rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të rëndësishme të koalicionit ndërkombëtar dhe theksoi se do të punojnë sëbashku për të integruar sa më parë forcat angleze në zinxhirin komandues të misionit ajror.

Obama, shprehu kënaqësinë edhe për vendimin e Gjermanisë që krahas 1 mijë e 200 ushtarëve me mision kundër DAESH-it, të dërgojë edhe elemente të tjera mbështetëse.

Projektvendimi që pret miratimin në parlamentin gjerman, pret të votohet këtë javë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme