Moti i keq dhe masat e sigurisë ulin fluksin e emigrantëve

Evropa që po përballet me krizën më të madhe të emigrantëve që prej Luftës së Dytë Botërore, vazhdon ende me problemet e saj.

Moti i keq dhe masat e sigurisë ulin fluksin e emigrantëve

Me gjithë kushtet e rrezikshme të dimrit, fluksi i emigrantëve nga Deti Mesdhe vazhdon ende edhe pse është në rënie.

Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, ka njoftuar se masat e sigurisë të marra nga ana e Turqisë për të reduktuar trafikun e emigrantëve të paligjshëm në Detin Mesdhe, luajnë një rol të rëndësishëm.

Pas muajsh me radhë, në Detin Mesdhe për herë të parë ka pasur një reduktim në fluksin e emigrantëve.
Në muajin tetor në Detin Mesdhe kanë kaluar 220 mijë persona, ndërsa në muajin nëntor rreth 140 mijë.

Në numrin e publikuar nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për emigrantët thuhet se në rënien e numrit të emigrantëve kanë ndikuar kushtet e vështira të dimrit dhe masat e marra të sigurisë.

Në deklaratën e bërë nga komisariati bëhet e ditur se një ndikim të madh në uljen e fluksit të emigrantëve e kanë pasur veçanërisht masat e sigurisë të marra nga Turqia.

Edhe pse fluksi i emigrantëve ka rënë, tragjedia nuk përfundon me kaq.

7 anije të ndryshme nga Libia për në Detin Mesdhe të cilat transportonin rreth 1 mijë e 500 emigrantë u përmbysën dhe personat në të, arritën të shpëtoheshin në momentin e fundit.

Edhe pse Turqia ndihmon Bashkimin Evropian i cili po përpiqet të zgjidhë krizën e emigrantëve, lajme të këqija vijnë edhe nga vende të tjera.

Vendet e Evropës Lindore, anëtare të Unionit, kanë kundërshtuar kuotën e ndarjes së emigrantëve midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se marrja e emigrantëve nuk mund ti imponohet atyre.

Shembulli i Polonisë që duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas sulmeve të ndodhura në Paris, për të mos pranuar marrjen e pjesës së emigrantëve që i takon, e kanë ndjekur edhe Republika e Çekisë, Rumania, Hungaria dhe Sllovenia.

Hungaria e cila i është drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ka çuar në gjyq diktimin e vendimit të Bashkimi Evropian për marrjen e emigrantëve.

Kurse Pakistani, 30 emigrantë të paligjshëm të dërguar nga Greqia , duke pretenduar se nuk mund të vërtetohej me dokumente se ishin nënshtetas të saj, i ridërgoi ata përsëri në Athinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme