Sllovakia kundërshton kuotat e BE-së për emigrantët

Sllovakia depozitoi të mërkurën një ankesë para një gjykate evropiane kundër kuotave të emigrantëve, miratuar në muajin shtator nga Bashkimi Evropian, njoftoi Kryeministri Robert Fico.

Sllovakia kundërshton kuotat e BE-së për emigrantët

"Republika e Sllovakisë ka depozituar zyrtarisht një ankesë kundër Këshillit të Bashkimit Evropian në instancën më të lartë gjyqësore, në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në Luksemburg", theksoi Fico për gazetarët të mërkurën.

"Ne e bëjmë këtë për shkak të vendimit të miratuar nga ministrat e Brendshëm më 22 shtator mbi të ashtuquajturat kuota të detyrueshme", shtoi ai.

Disa qindra-mijëra emigrantë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të arratisur nga konfliktet e armatosura, kanë hyrë në Evropë këtë vit dhe kuota e parashikuar për Sllovakinë nga Bashkimi Evropian është rreth 2.300 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme