Lavrov: Jam i gatshëm për bisedë me homologun turk

Lavrov vizitoi pjesën greke të Qipros ku u prit në takim nga lideri i greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis.

Lavrov: Jam i gatshëm për bisedë me homologun turk

Pas krizës së jetuar për shkak të avionit të rrëzuar nga ana e Rusisë filluan të vijnë sinjalet e zbutjes së tensionit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se nuk do të refuzoj kërkesën e homologut të tij turk për takim.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov zhvilloi një vizitë njëditore në pjesën jugore të Qipros.

Lavrov, i cili u takua në mëngjes me liderin e greko-qipriotëve, Nikos Ansastasiadis, më pas pati një takim edhe me homologun e tij Yannis Kasulides.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit Lavrov bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me krizën turko-ruse.

Ai tha që në qoftë se gjatë samitit të OSBE-së që do të zhvillohet më datat 3-4 dhjetor në Beograd pranojnë ndonjë kërkesë për takim nga ana turke, ai do të takohet me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme