Çështja e avionit rus vazhdon të jetë në rendin e ditës

OKB-ja është e mendimit se kriza turko-ruse do të zgjidhet.

Çështja e avionit rus vazhdon të jetë në rendin e ditës

Çështja e rrëzimit të avionit luftarak rus, i cili shkeli hapësirën ajrore turke, vazhdon të jetë në rendin e ditës botërore.

Kombet e Bashkuara janë të mendimit se kriza mes Turqisë dhe Rusisë do të zgjidhet.

Ndërkaq edhe në deklaratat e bëra nga Uashingtoni vihet theksi në të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje.

Ndërkohë në Moskë u organizua ceremonia mortore për pilotin rus i cili humbi jetën në këtë ngjarje.

Piloti Oleg Peskov, i cili humbi jetën në ngjarjen e avionit të rrëzuar rus pas shkeljes së hapësirës ajrore turke, u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni të organizuar në Moskë.

Ndërkohë Ministri rus i Ekonomisë, Aleksey Ulyukaev deklaroi se projektet gjigante të investimeve si Rrjedha Turke dhe Akkuyu do të vazhdojnë.

Zhvillimet janë duke u ndjekur nga afër edhe nga ana e Uashingtonit.

Ed Roys, kryetari i komisioni për marrëdhënie të jashtme pranë Asamblesë së Përfaqësuesve në SHBA, bëri të ditur se Turqia ka të gjitha të drejtat për të mbrojtur territoret e saj.

Edhe Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric gjatë konferencës për shtyp deklaroi se shpresojnë që tensionimi mes Rusisë dhe Turqisë të zgjidhet.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në prononcimin e tij të bërë pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të NATO-s nga Rusia kërkoi të marr përsipër një rol më konkret në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ka thënë se Moska duhet të përqendrohet në luftën kundër DAESH në Siri.

Ndërkaq ambasadori i përhershëm rus pranë Kombeve të Bashkuara deklaroi se Këshillit të Sigurimit do ti paraqesin një projektrezolutë që synon ndërprerjen e burimeve financiare të DAESH-it.

Një reagim ndaj politikës së Kremlinit erdhi edhe prej kampionit botëror të shahur, Gary Kasparov.

Kasparov pretendoi se udhëheqja e Putinit përkrahë regjimin e Esadit në vrasjen e civilëve ndërsa nuk lufton kundër DAESH-it.

Ndërkohë Kasparov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar se një shtetas rus ka ndërmjetësuar për blerjen e naftës nga DAESH nga ana e regjimit të Esadit, ndërsa akuzoi Uashingtonin për “sjellje të butë” ndaj Moskës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme