SHBA: Aleatët e NATO-s të intensifikojnë luftën kundër DAESH

SHBA-ja iu kërkoi aleatëve të NATO-s të intensifikojnë mbështetjen e tyre për koalicionin drejtuar nga Uashingtoni duke luftuar kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe në Siri.

SHBA: Aleatët e NATO-s të intensifikojnë luftën kundër DAESH

“Iu kam kërkuar të gjithë aleatëve të NATO-s të intensifikojnë mbështetjen e tyre në luftën kundër DAESH duke goditur zemrën e organizatës terroriste në Irak dhe në Siri”, deklaroi Kerry në përfundim të një takimi ministror të NATO-s në Bruksel.

“Jam i mrekulluar që një numër i konsiderueshëm i aleatëve kanë intensifikuar pjesëmarrjen në këtë betejë, ose kanë si projekt rritjen e kontributeve të tyre”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit duke shtuar se ishte gjithashtu e nevojshme për të ndihmuar vendet fqinje, si Jordaninë dhe Libanin.

“Është provuar tashmë që DAESH është një kërcënim, një realitet në mbarë botën”, shtoi Kerry duke e përshkruar si një organizatë tërësisht anarkiste dhe kriminale, aktivitetet e të cilës sfidojnë madje jetën civile duke iu referuar atentateve të përgjakshme në Paris marrë përsipër nga kjo organizatë terroriste.

Parlamenti britanik po përgatitet të autorizojë sulmet ajrore kundër DAESH në Siri duke iu përgjigjur kërkesave të Francës pas atentateve në Paris.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme