Obama prononcohet për gazetarët në Paris

Pas përfundimit të konferecës klimaterike në Paris, Obama para nisjes së tij për në vend mbajti një konferencë për shtyp.

Obama prononcohet për gazetarët në Paris

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ndodhur në Francë për pjesëmarrje në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimaterike, para nisjes së tij për në vend mbajti një konferencë për shtyp.

Gjatë konferencës Presidenti Obama në lidhje me avionin luftarak rus të rrëzuar pasi shkeli hapësirën ajrore turke, tha se vendi i tij përkrah të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje.

Barak Obama bëri të ditur se Turqia përdori të drejtën e saj për vetëmbrojtje dhe se Uashingtoni këtë e priti me mirëkuptim.

Obama gjithashtu tha se janë duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë në çështjen e avionit të rrëzuar.

Ai bëri të ditur se Turqia është duke i mbajtur portat e hapura për refugjatët sirianë, ndërsa shtoi se bashkëpunimi ushtarak turko-amerikan në kufirin me Sirinë do të jetë edhe më i mirë.

Duke e bërë të ditur se Rusia duhet të marr pjesë pranë forcave të koalicionit në luftën kundër DAESH-it, Obama tha se nuk pret që Rusia në një të ardhme të afërt të bëj një kthim 180 gradë.

Obama rikujtoi edhe përvojën e Rusisë në Afganistan, ndërsa shtoi se Moska nuk duhet të futet në një moçal të luftës në Siri.

Presidenti i SHBA-së tha se do të ndjekin nga afër zhvillimet në Siri dhe vijoi duke thënë se “DAESH-i vazhdon të paraqes një kërcënim serioz dhe ne do të risim dozën e presioneve dhe do të pengojmë burimet financiare të organizatës”.

Duke uruar që konferenca e ndryshimeve klimaterike të ketë sukses, Barak Obama tha se objektivi i tyre është që të ulin emetimin e gazrave që shkaktojnë efektin e serës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme