NATO e gatshme për mbështetje të luftës kundër DAESH

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se vendet e NATO-s janë të gatshme të përshpejtojnë mbështetjen ushtarake në luftën kundër DAESH-it.

NATO e gatshme për mbështetje të luftës kundër DAESH

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se vendet e NATO-s janë të gatshme të përshpejtojnë mbështetjen ushtarake në luftën kundër DAESH-it.

Kerry në një deklaratë për shtyp pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s ka folur për luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Kreu i diplomacisë amerikane ka theksuar ndër të tjera se në takim nga vendet aleate është kërkuar që të përshpejtojnë mbështetjet në luftën kundër DAESH-it dhe të bëhet më shumë për të goditur objektivat e organizatës terroriste në Irak dhe Siri. Gjithashtu ka shtuar më tej se "aleatët e NATO-s janë të gatshëm të përshpejtojnë mbështetjen në luftën kundër DAESH-it".

Ai nuk ka njoftuar se cili vend dhe se si do të kontribuojë, por ka theksuar se anëtarët aleatë mund të vijnë me plane të reja.

Duke rikujtuar se në takimin e mbajtur në Paris me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan kanë diskutuar që të sigurojnë kufirin e Sirisë, Kerry u shpreh se: "Presidenti Erdoğan është i lidhur plotësisht me këtë çështje”.

Kerry ka pohuar ndër të tjera se në këtë pikë për të garantuar mbylljen e pjesës së kufirit të mbetur kundër DAESH-it, Turqia do të vazhdojë të punojë në koordinim me të tjerët dhe ka shtuar se: "SHBA dhe Turqia do të konsultohen se si të kenë një bashkëpunim të forcave tokësore dhe ajrore për mbylljen e kufirit Siri-Turqi".

Ndër të tjera theksohet se Britania, sulmet ajrore që ndërmerr kundër DAESH në Irak po përgatitet ti zgjerojë edhe në Siri. Gjithashtu edhe Gjermania ka njoftuar se do të dërgojë në rajon afërsisht 1 mijë e 200 ushtarë, avionë zbulues, një anije luftarake dhe një avion furnizues karburanti që do të jenë me detyrë në Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme