Gjermania-Esadi bën tregti të naftës me DAESH-in

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Sawsan Chebli ka thënë se nuk kanë asnjë informacion se Turqia bën tregti të naftës me DAESH-in.

Gjermania-Esadi bën tregti të naftës me DAESH-in

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Sawsan Chebli ka thënë se nuk kanë asnjë informacion apo ndonjë dokument në lidhje me pretendimet se Turqia bën tregti të naftës me DAESH-in, por se kanë dokumente në lidhje me atë se Presidenti sirian Bashar al Assad bën tregti të naftës me DAESH-in.

Chebli në një konferencë të zakonshme javore për mediat të mbajtur në qendrën federale për mediat në Berlin ka theksur se ata janë në dijeni se Assad-i ka marrë në masë të madhe naftën që e shet DAESH-i dhe ka shtuar se në lidhje me këtë çështje ka prova dhe dokumente.

Edhe zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert ka thënë se dihet që DAESH-i siguron të ardhura financiare duke shitur naftën, por se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me pretendimet se Turqia bën tregti të naftës me DAESH-in.

Seibert mes tjerash mendon se akuza të tilla pa prova dhe dokumente, nuk do të japin shumë ndihmë.

Ai vuri në pah se ata besojnë se duhet të forcohet lufta kundër DAESH-it dhe se duhet të thahen burimet financiare të DAESH-it. Seibert ka rikujtuar se kjo çështje është diskutuar edhe në Samitin e liderëve të G20 i cili u mbajt në Antalia të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme