Hollande i shqetësuar për të ardhmën e planetit

Në Paris ka filluar punimet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Hollande i shqetësuar për të ardhmën e planetit

Në Paris ka filluar punimet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ndërsa nikoqiri Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dhe presidenti francez François Hollande pritën liderët e më shumë se 150 vendeve të botës me shpresën për të arritur një marrëveshje konkrete detyruese mbi masat e ardhshme të marra për mbrojtjen e mjedisit.

Në ditën e parë të Konferencës, e cila zgjat deri më 11 dhjetor, presidenti francez Hollande në takimin "Takimi i liderëve", ka thënë se e ardhmja e planetit dhe e ardhmja e vetë jetës është në pikëpyetje, por se ndryshimi i klimës do të sjellë konflikte të reja në botë dhe se paqja në botë është e diskutueshme.

"Për të zgjidhur krizën klimatike nuk janë të mjaftueshme vetëm deklaratat por vullneti për të bërë diçka. Ne jemi në prag të kolapsit. Parisi duhet të jetë fillimi i ndryshimeve të gjera. Ne nuk mund të konsiderojmë edhe më tej natyrën si pishinë të pashterrshme të burimeve", tha Hollande.

Ai shtoi se të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet të punojnë së bashku me qëllim të krijimit të kushteve për kufizimin ngrohjen globale në dy apo dy e gjysmë gradë Celsius.

"Asnjë territori nuk duhet lejuar për t'u marrë vetë me këtë problem, sidomos popujt më të rrezikuar. Mendoj në ata banorë të ishujve të cilët shumë shpejtë mund të fundosen apo të zhduken. Këtu dëshiroj të jem zëri i tyre, sepse ekzistenca e planetin tonë është vënë në pikëpyetje. Marrëveshja e Parisit duhet të jetë universale dhe e detyrueshme", tha Holland.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun iu bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të botës të tubuar në Paris për të zgjedhur rrugën e negociatave, kompromisit dhe konsensusit sepse reagimi ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë të barabartë ndikon në të gjitha vendet e botës.

Duke theksuar domosdoshmërinë e një ekuilibri ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe të varfra, Ban u bëri thirrje vendeve të zhvilluara në përmbushjen e premtimeve të mëhershme mbi alokimet vjetore prej 100 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet e varfra deri në vitin 2020.

Në takimin në Paris marrin pjesë përfaqësues të 195 shteteve anëtare të OKB-së, udhëheqësit e 150 vendeve, duke përfshirë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidentin amerikan Barack Obama dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Konferenca në Paris filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat e sulmit terrorist në Paris më 13 nëntor.

Marrëveshja Kornizë e Konferencës së Parisit duhet të publikohen më 9 dhjetor dhe në gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja përfundimtare do të nënshkruhet në ditën e fundit të Konferencës më 11 dhjetor dhe nënshkrimi i të njëjtës nuk është planifikuar atë ditë, por në fillim të vitit të ardhshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme