Mogherini-Nevojitet një bashkëpumin i thellë mes Turqisë dhe BE

Mogherini, tha se, "BE-ja dhe Turqia janë duke u ballafaquar me probleme të njëjta dhe të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën".

Mogherini-Nevojitet një bashkëpumin i thellë mes Turqisë dhe BE

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, tha se, "BE-ja dhe Turqia janë duke u ballafaquar me probleme të njëjta dhe të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Mogherini në hyrje të samitit BE-Turqi e mbajtur në Bruksel, tha se BE-ja është duke kaluar një periudhë të rëndë.

Mogherini vuri në dukje se "Çështja më urgjente është Siria dhe problemi i refugjatëve në Evropë i shkaktuar nga problemet në këtë shtet.".

Mogherini në vazhdim të fjalës së saj tha: "Në Turqi u formua qeveria dhe kjo do të jetë në detyrë disa vite. Duhet të krijohet një dialog i plotë me Turqinë në lidhje me çështjen e refugjatëve. Nga sot, krijimi i një dialogu të nivelit të lartë në çështjet e procesit të anëtarësimit, hapja e kapitujve dhe çështjen e refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së është e rëndësishme. BE-ja dhe Turqia janë duke u ballafaquar me problemet e njëjta dhe të dyja palë kanë nevojë për njëra-tjetrën".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme