BE kërkon ndihmën e Turqisë

Krerët e qeverive të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar ndihmë nga Turqia në çështjen e refugjatëve, të cilët vijnë në Evropë.

BE kërkon ndihmën e Turqisë

Krerët e qeverive të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar nga Turqia të ndalë rrjedhën e refugjatëve të cilët vijnë në Evropë në këmbim të ndihmës financiare dhe koncesioneve tjera politike.

"Më e rëndësishme për ne është përgjegjësia dhe detyrat tona për të mbrojtur kufijtë e brendshëm që kemi", tha Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke folur me gazetarët në Bruksel.

"Pa kontroll mbi kufijtë e jashtë Shengen-i do të bëhet histori", shtoi Tusk.

Kryeministri grek Alexis Tsipras përpara takimit tha se është i sigurt se "autoritetet turke do të bëjnë atë që duhet në mënyrë që të ulin fluksin".

Sipas një projekt-marrëveshjeje, BE-ja ka për qëllim të zbatojë lirinë e qarkullimit pa viza për shtetasit turq që dëshirojnë të udhëtojnë në BE nga tetori i vitit 2016, nëse Ankaraja përmbush disa kritere të përcaktuara në një udhërrëfyes të dakorduar më herët.

BE-ja i ka ofruar Turqisë 3 miliardë euro për të përmbushur nevojat e refugjatëve sirianë në vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme