Valls: Nuk mund të pranojmë më refugjatë në Evropë

Kryeministri i Francës, Manuel Valls kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) të ndalet vala e refugjatëve të cilët vijnë nga Lindja e Mesme.

Valls: Nuk mund të pranojmë më refugjatë në Evropë

Kryeministri i Francës, Manuel Valls kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) të ndalet vala e refugjatëve të cilët vijnë nga Lindja e Mesme. "Nuk mund të pranojmë më refugjatë në Evropë. Kjo është e pamundur", ka deklaruar kryeministri francez.

Valls në deklaratën për gazetën gjermane Süddeutsche në lidhje me krizën e refugjatëve, theksoi se mbrojtja e kufijve të Evropës do të jetë vendimtare për fatin e BE-së.

"Nëse nuk e bëjmë këtë, popujt (në BE), do të thonë 'Ka marrë fund Evropa!", ka thënë ai.

Kryeministri francez i cili kujtoi se dy nga organizatorët e sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, kanë ardhur në Evropën perëndimore si refugjatë nëpërmjet Greqisë dhe Serbisë. "Në vend se mijëra refugjatë 'të pranohen në Evropë pa kontroll', kërkoj që të gjendet zgjidhje ku shtetet fqinje me Sirinë do të pranojnë më shumë refugjatë", shtoi Valls.

Ai tha se përndryshe, do të hapet për debat çështja e mbrojtjes së fuqishme të kufijve të Evropës në mënyrë efektive.

Valls gjithashtu theksoi se Evropa duhet të sjellë rregulla me të cilat do të munden të shkëmbehen informacione për udhëtarëve dhe kontrollin e tregtisë së armëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme