Vazhdojnë negociatat e Qipros

Presidenti i Republikës turke të Qipros Veriore Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe Lideri grek i Qipros së Jugut Nikos Anastasiadis u takuan sërish, në kuadër të procesit të negociatave të vazhdueshme në ishull.

Vazhdojnë negociatat e Qipros

Dy liderët, zhvilluan takimin e organizuar nga këshilltari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Qipro Espen Barth Eide, në zyrën e “Vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara”. Pas takimit që zgjati përafërsisht 4 orë, nuk ka pasur asnjë deklaratë.

Në takim mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm së OKB-së në Qipro Lisa Buttenheim , në të njëjtën kohë morën pjesë edhe negociatori nga pala e Qipros turke Ëzdil Nami si dhe negociatori greko qipriot Andreas Mavrojanis sëbashku me zyrtarë të tjerë.

Në kuadër të negociatave intensive, liderët që u takuan për herë të fundit më 20 nëntor, do të takohen përsëri në 25 nëntor.

Bisedimet që rifilluan pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar në shkurt të vitit 2014, u përshpejtuan me ardhjen në detyrë të Presidentit Akënxhë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme