Tre ditë zie në Mali për viktimat e terrorit

Tre ditë pas bastisjes së përgjakshme të hotelit në Mali ende vazhdojnë të vijnë lajme kontradiktore në lidhje me përgjegjësit e sulmit dhe numrit të të vrarëve.

Tre ditë zie në Mali për viktimat e terrorit

Tre ditë pas bastisjes së përgjakshme të hotelit në Mali ende vazhdojnë të vijnë lajme kontradiktore në lidhje me përgjegjësit e sulmit dhe numrit të të vrarëve.

Në këtë vend janë shpallur 3 ditë zie.

Ndërkaq edhe vendet fqinje, Senegali, Mauritania dhe Guineja shpallën 3 ditë zie në shenjë solidariteti me Malin.

Tani kanë filluar të vijnë edhe pamjet e reja nga bastisja e përgjakshme e hotelit.

Janë publikuar pamjet e reja nga bastisja e përgjakshme e hotelit në Mali.

Në këto incizime, të cilat janë të dëmtuara në disa vende, forcat policore nxjerrin jashtë pengjet.

Ndërkaq lajmet që vijnë në lidhje me sulmin janë kontradiktore. Burimet njoftojnë se numri i viktimave është nga 19-27.

Ndërsa burimet zyrtare njoftojnë se 2 prej të vrarëve janë agresorë.

Disa dëshmitarë okular pretendojnë se kanë parë të paktën 10 agresorë.

Përgjegjësinë për sulmin morën përsipër 3 organizata terroriste, në mesin e të cilave njëra është e lidhur me Al Kaedën. Grupi El Murabitu publikoi edhe emrat e dy terroristëve të cilët organizuan sulmin.

Ndërkaq organizata Fronti Çlirimtar Massina pretendoi se sulmi u organizua nga 5 anëtarë të saj, ku 3 prej tyre arritën të arratisen.

Ndërsa organizata Magribi Islam i Al Kaedës pretendon se sulmi është organizuar nga ana e tyre.

Në anën tjetër në Mali nga sot janë shpallur 3 ditë zie për viktimat e vrarë në këtë sulm.

Hoteli ku u organizua sulmi është mbyllur. Ndërkaq gjendja e jashtëzakonshme e shpallur ditën e premte në kryeqytetin Bamako vazhdon ende.

Në hotele dhe objekte publike janë vërejtur masat e shtuara të sigurisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme