Humbin jetën 113 persona nga shkarja e dheut në Birmani

Të paktën 113 persona humbën jetën nga shkarja e dheut që ndodhi në rajonin Hpakant në Kachinu në veri të Birmanisë.

421033
Humbin jetën 113 persona nga shkarja e dheut në Birmani

Të paktën 113 persona humbën jetën nga shkarja e dheut që ndodhi në rajonin Hpakant në Kachinu në veri të Birmanisë.

Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për katastrofën më të madhe që ka goditur këtë rajon gjatë viteve të fundit.

Kanë humbur jetën 113 persona, ndërsa më shumë se 100 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Aksioni i kërkim-shpëtimit vazhdon ende në këtë zonë. Hpakant është një rajon që posedon rezerva të gurëve të çmuar me cilësi të lartë, që njihen me emrin “Nefrit”.

Birmania vitin e kaluar nga ky gur realizoi të ardhura prej 31 miliardë dollarë.

Mirëpo pretendohet se një pjesë e madhe e këtijë fitimi shkon tek personat që kanë lidhje me ish-udhëheqjen e juntës. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme