KE-ja për një agjenci evropiane të shërbimeve sekrete

Komisioneri evropian për Çështjet e Brendshme, Dhimitris Avramopulos propozoi sot krijimin e një agjencie evropiane të shërbimeve sekrete, pas sulmeve terroriste të Parisit ku u identifikuan mangësitë e bashkëpunimit midis shërbimeve sekrete.

KE-ja për një agjenci evropiane të shërbimeve sekrete

“Pas sulmeve në ‘Charlie Hebdo’, kam propozuar krijimin e një qendre anti-terrorizëm në strukturat e brendshme të Europol-it, agjencia evropiane e bashkëpunimit në fushën e policisë me seli në Hagë”, tha komisioneri në nisje të një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave evropianë të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë të thirrur pas sulmeve të Parisit.

“Kam bindjen se është momenti i duhur për një hap më të avancuar dhe të krijojmë bazën e një agjencie evropiane të shërbimeve sekrete”, pohoi ai.

”Është e rëndësishme që bashkëpunimi ynë të bazohet në frymën e besimit dhe të efikasitetit”, theksoi Avramopulos.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme