Botën e ka zënë paniku i terrorit

Pas sulmeve që përgjakën Parisin, bota është përfshirë nga paniku i terrorit dhe shumë vende janë detyruar të shtojnë masat e sigurisë.

Botën e ka zënë paniku i terrorit

Niveli i sigurisë është ngritur edhe në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë, vende skandinave të njohura për qetësinë.

Në Suedi është dhënë alarmi më i lartë i sigurisë që ka parë vendi deri më sot. Policia suedeze njoftoi se është në kërkim të një personi të dyshuar për terror.

Mendohet se i dyshuari këtë javë ka hyrë në Suedi dhe po përgatitej për të kryer një sulm.

Sipas shtypit suedez personi që kërkon policia është një irakian i stërvitur në Siri.

Kurse në Belgjikë janë kryer bastisje në 6 adresa të ndryshme, që dyshohet se kanë pasur lidhje me sulmet e Parisit.

Bastisjet në shënjestër kishin të afërmit e Bilal Hadfi-t, një nga autorët e sulmit në Stadiumin e Parisit.

Sipas hetimeve, Hadfi ka pasur shtetësi franceze, është rritur në Bruksel, kurse vitin e kaluar ishte njohur me grupe radikale dhe kishte shkuar në Siri.

Në Honduras janë arrestuar 6 siriane me pasaporta të vjedhura greke.

Njoftohet se 5 nga sirianët tentonin të kalonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasaporta të falsifikuara.

Njoftohet se personat e kapur nuk kanë lidhje me sulmet në Paris.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme