Vritet organizatori i sulmeve në Paris

Njëri prej personave të vrarë gjatë operacioneve të ndërmarra ditën e djeshme në Paris theksohet se është Abdelhamid Abaaoud.

Vritet organizatori i sulmeve në Paris

Njëri prej personave të vrarë gjatë operacioneve të ndërmarra ditën e djeshme në Paris theksohet se është Abdelhamid Abaaoud, personi i cili planifikoi sulmet terroriste të ndërmarra me 13 nëntor në kryeqytetin e Francës.

Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeuneuve tha se Abdelhamid Abaaoud ishte i përfshirë edhe në 4 sulme nga 6 të parandaluara prej pranverës e këtej.

Në një deklaratë nga prokuroria theksohet se pas hetimeve të kryera pas operacioneve të ndërmarra ditën e djeshme në rajonin Saint-Denis në veri të Parisit, trupi i pajetë i përket Abdelhamid Abaaoud.

Abaaoud i cili njihet edhe si Ebu Omer është nënshtetas belg me datëlindje 1978 dhe më parë ishte njoftuar se ai kërkohej me dyshimin si organizator i sulmeve të ndryshme të ndërmarra me 13 nëntor në Paris.

Në operacionin e djeshëm të policisë theksohet se krahas Abaaoud ishte vrarë edhe një grua terroriste e cila kishte shpërthyer bombën.

Ndërkohë bëhet e ditur se në Kuvendin Kombëtar të Francës është miratuar edhe projektligji me anë të të cilit parashikohet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për 3 muaj.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë debatit në lidhje me projektligjin, Kryeministri Manuel Valls tërhoqi vëmendjen në rrezikun e sulmeve me armë kimike dhe biologjike në vend.

Duke e bërë të ditur se asgjë nuk duhet neglizhuar në lidhje me sulmet e mundshme, Kryeministri Valls bëri thirrje për marrjen e të gjitha masave të nevojshme.

Projektligji do të diskutohet nesër (të premten) në Senatin Francez.

Kujtojmë se në sulmin e ndërmarrë me 13 nëntor në Paris të Francës humbën jetën të paktën 129 persona dhe ishin plagosur 352 të tjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme