Vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci dhe lideri i udhëheqjes së Qipros së Jugut Nikos Anastasiadidis zhvilluan një takim në zonën tampon nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros

Gjatë takimit mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve Bashkuara për Qipron Espen Barth Eide.

Në takim, tema më e nxehtë ishte ajo e çështjes së pronësisë.

Në mënyrë të veçantë kriteret e përcaktimit të pronësisë dhe njohja e të drejtave të tyre ishin çështjet të cilat vazhdojnë të shihen ndryshe nga të dy palët.

Një tjetër temë e rëndësishme gjatë samitit të liderëve ishte edhe toka dhe menaxhimi.

Përsa i përket çështjes së menaxhimit, nuk është gjetur ende një zgjidhje për mosmarrëveshjet.

Sistemi i Kryesimit me rotacion në federatën e re e cila do të krijohet nga ana e palës turke, shihet si një element i barazisë politike natyrale dhe të pazëvendësueshëm.

Në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të presidencës bëhej e ditur se “cilësimi i njërës palë si president dhe palës tjetër si udhëheqës bie në kundërshtim me parimin e barazisë, për këtë arsye edhe Presidenti Akinci e kishte parë të papërshtatshme pjesëmarrjen në recepsion”.

Ndërsa pala greko-qipriote duke pretenduar se është udhëheqësja e vetme e ligjshme, nuk pranon kryesimin me rotacion.

Presidenti Mustafa Akinci, në orët e mbrëmjes do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Qipron Espen Barth Eide

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme