Stoltenberg: Myslimanët janë viktima e vërtetë e terrorit

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Jens Stoltenberg, tha se viktimat më të mëdha të terrorizmit janë myslimanët.

Stoltenberg: Myslimanët janë viktima e vërtetë e terrorit

Në deklaratën e tij për shtyp përpara takimit të ministrave të mbrojtës të Bashkimit Evropian, Stoltenberg theksoi se sulmet që ndodhën në Paris nuk kanë në shënjestër vetëm myslimanët por edhe demokracinë e NATO-s dhe BE-së dhe kanë në shënjestër vlerat themelore të lirisë dhe të shoqërive të hapura.

Stoltenberg, duke bërë të ditur se është shumë e rëndësishme që të përmendet se nuk ka një luftën mes perëndimit dhe botës islame, Ai shtoi:” Myslimanët ndodhën në frontin kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe ata janë viktimat kryesore të terrorizmit”.

“Në Bejrut, Ankara dhe në rënien e avionit rus në Egjipt shihet qartë se terrorizmi nuk bën dallime kombesh apo feje”- tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke deklaruar se lufta kundër terrorizmit është një detyrë komplekse dhe e vështirë, tha se për këtë arsye nevojitet që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe qasje ushtarake gjithëpërfshirëse


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme