Refugjatët sirianë me vizë 5-vjeçare arrijnë në Skoci

Avioni i parë me refugjatë sirianë ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe dhe ka mbërritur dje pasdite në Glasgou, Skoci, si pjesë e angazhimit të qeverisë britanike për të pritur 20 mijë azilkërkues në pesë vitet e ardhshme.

Refugjatët sirianë me vizë 5-vjeçare arrijnë në Skoci

”Të sapoardhurit, të cilët do të përfitojnë një vizë qëndrimi prej pesë vitesh, fillimisht i janë nënshtruar kontrolleve të sigurisë, para se të hipnin në bordin e këtij avioni”, bëri të ditur një zëdhënës për shërbimet i kryeministrit David Cameron, duke mos dashur të jepte një shifër të saktë.

Referuar medias britanike, ka gjasa që ky numër të shkojë deri në 100 persona.

“Kjo e sotmja është një ditë krenarie për Skocinë”, deklaroi ministri skocez për Evropën dhe Zhvillimin Ndërkombëtar, Humza Yousaf duke u uruar refugjatëve mirëseardhjen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme