Rusia njofton intensifikimin e sulmeve ajrore në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin, premtoi se do të gjente dhe do të dënonte përgjegjësit e atentatit, që shkaktoi rrëzimin e avionit A321 në Sinai, më 31 tetor, marrë përsipër që prej ditëve të para nga organizata terroriste DAESH.

Rusia njofton intensifikimin e sulmeve ajrore në Siri

“Lotët tanë nuk do të thahen. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Por kjo nuk do të na pengojë të gjejmë dhe të dënojmë kriminelët”, deklaroi Putin.

“Ne duhet ta bëjmë sa më shpejt, të gjejmë identitetin e tyre. (…) Ne do t’i gjejmë kudo që të ndodhen dhe do t’i dënojmë”, shtoi ai gjatë një takimi në Kremlin me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe të shërbimeve sekrete, si dhe shefin e diplomacisë, Sergey Lavrov.

“Aviacioni rus do të intensifikojë sulmet në Siri pas atentatit kundër avionit rus, që shkaktoi 224 të vdekur më 31 tetor”, njoftoi gjithashtu sot Presidenti rus, Vladimir Putin.

“Aksioni ushtarak i aviacionit tonë në Siri duhet jo vetëm të vazhdojë, por edhe të intensifikohet që kriminelët të marrin parasysh që dënimi është i pashmangshëm”, deklaroi lideri rus.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme