Qipro - Projekti i Ujit të Paqes fuqizon turqit në negociata

Ministri turk i Pyjeve dhe Çështjeve Hidrike, Veysel Eroglu, mori pjesë në programin “Gjurmët e Projektit të Shekullit në Qipro”, që u mbajt të dielën në Stamboll.

Qipro - Projekti i Ujit të Paqes fuqizon turqit në negociata

Ministri turk i Pyjeve dhe Çështjeve Hidrike, Veysel Eroglu, deklaroi se Projekti i Ujit të Paqes në Qipro është njëherësh një urë lidhëse ndërmjet dy popujve.

Duke sqaruar se në negociata janë fuqizuar edhe ekonomikisht, Eroglu vijoi me fjalët: “Nëpërmjet projekteve gjigande, qytetarët e kanë kuptuar shumë më mirë fuqinë e Turqisë.”

Ai tha se falë këtij projekti është fuqizuar më tepër ura lidhëse ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut.

“Tani në Qipro ka ujë të rrjedhshëm. Gjysma e këtij uji është për t’u pirë dhe për nevojat e përditshme, ndërsa pjesa tjetër për vaditje. Janë gjithsej 37 milionë metra kub ujë, që do të plotësojnë nevojën e Qipros turke për 50 vitet e ardhshme. Si rezultat, dobitë e tij janë të shumta dhe të mëdha. Së pari; projekti është një kontribut për çështjen e Qipros, duke e lidhur atë me Turqinë jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht. Së dyti; trualli ka fituar më shumë vlerë, gjë kjo që na fuqizon edhe ekonomikisht në negociata” , u shpreh ministri Eroglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme