Policia franceze dhe belge fillojnë gjuetinë e terroristëve

I dyshuari në lidhje me sulmet në Paris, 26-vjeçari i lindur në Bruksel Saleh Abdylselam, thuhet të jetë arrestuar në Belgjikë.

417902
Policia franceze dhe belge fillojnë gjuetinë e terroristëve

Një vëlla tjetër i Salih-ut, që pretendohet se është kapur gjatë operacionit të policisë franceze, ishte arrestuar në Belgjikë, ndërsa vëllai tjetër ishte vrarë nga forcat e sigurisë në vendin e ngjarjes gjatë sulmit të së premtes në mbrëmje në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris.

Gjithashtu edhe policia belge organizoi operacione të reja për të arrestuar personat në listën e saj të të dyshuarve.

Në lagjen Molenbeek të kryeqytetit të vendit, Bruksel, lagje e njohur si një vend ku jetojnë më shumë të varfrit, u arrestuan tre të dyshuar.

Në total numri i të arrestuarve u rrit në 10 persona.

Kryesori i sulmit në Paris, mendohet se është shtetasi belg me emrin Abdylhamid Abaud, i cili momentalisht ndodhet në Siri.

Numri i operacioneve që policia franceze ka kryer në gjuetinë ndaj terroristëve në shkallë vendi ka arritur në 168.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar një numër i madh armësh, janë arrestuar 23 persona dhe 104 persona mbahen në arrest shtëpie.

Bëhet e ditur se automjeti, i cili dyshohet të jetë përdorur natën e të premtes, ka qenë ndaluar në afërsi të kufirit belg, por pas kontrolleve rutinë të kryera është lejuar të kalojë.

Ndërkohë, është janë identifikuar edhe 2 terroristët e tjerë që kanë organizuar sulmet në Francë.

Njoftohet se njëri prej tyre është Ahmed El Muhamed, ndërsa tjetri është Sami Amimur.

Familja e Sami Amimur, i cili ka lindur në Paris, kanë thënë se në vitin 2013 është larguar për në Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme