Pasaporta siriane një pistë e rreme e krijuar nga DAESH

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, gjykoi sot se pasaporta e një refugjati sirian e gjendur në një nga zonat e atentateve në Paris mund të jetë një pistë e rreme e krijuar nga DAESH.

417826
Pasaporta siriane një pistë e rreme e krijuar nga DAESH

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, gjykoi sot se pasaporta e një refugjati sirian e gjendur në një nga zonat e atentateve në Paris mund të jetë një pistë e rreme e krijuar nga DAESH për të radikalizuar debatin e migrimit.

“Ne e dimë që DAESH-i është i famshëm për krijimin e pistave falsë për politizimin dhe radikalizimin e çështjes së refugjatëve në Evropë”, deklaroi Heiko Maas në kanalin televiziv publik ARD.

“Duhet treguar shumë kujdes deri sa gjërat të jenë të qarta”, tha ai, pasi ishte pyetur mbi gjetjen e një pasaporte të një refugjati sirian pranë njërit prej autorëve të atentateve në Paris.

“Nuk ka asnjë lidhje të vërtetuar mes terrorizmit dhe refugjatëve përveç se një, ata arratisen në Siri nga të njëjtët persona që janë përgjegjës për atentatet në Paris”, vazhdoi ministri gjerman.

Pasaporta siriane është në emrin e Ahmad al Mohammad, 25 vjeç, sipas Athinës, një person që është regjistruar në Ishullin Leros, pranë brigjeve turke, më 3 tetor.

Ai është larguar nga Greqia në një datë të panjohur dhe ka kaluar në Kroaci disa ditë më vonë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme